Rreth Nesh
Transformojmë Ambiente Me Artin Modern!
E themeluar në vitin 2021, GETRICH është një studio dekori premium e specializuar në panorama, neon art, skulptura dhe produkte dekorative të personalizuara për shtëpi, biznese dhe ambiente komerciale.
Që nga dita e parë, objektivi ynë ka qenë të krijojmë produkte që nuk shërbejnë vetëm si dekor, por që transformojnë ambientin dhe i japin atij identitet.
Çfarë Bëjmë
Projektet tona variojnë nga një panoramë për një shtëpi private deri te dekorimi i zyrave, restoranteve, hoteleve, klinikave, salloneve, showroom-eve dhe ambienteve të tjera komerciale.
Përveç klientëve individualë, bashkëpunojmë edhe me arkitektë, interior designers, hotele, kompani dhe investitorë që kërkojnë zgjidhje dekorative të personalizuara për projekte të çdo përmase.
Pse GETRICH?
- Dizajne ekskluzive dhe moderne
- Punime të personalizuara sipas kërkesës
- Materiale premium dhe kontroll cilësie
- Bashkëpunim me individë dhe biznese
- Transport në Shqipëri dhe Europë
- Mbështetje gjatë gjithë procesit
- Çmime konkuruese
Vizioni Ynë
Synimi ynë është të ndërtojmë një markë europiane dekori, e njohur për dizajnin unik, cilësinë dhe projektet që realizon.
Ne vazhdojmë të investojmë në produkte të reja, teknologji dhe partneritete, me qëllim që GETRICH të bëhet zgjedhja kryesore për dekor modern në Shqipëri dhe më gjerë.