Transport & Kthime

Në GETRICH, ne kujdesemi që çdo produkt të prodhohet, paketohet dhe dorëzohet me standardet më të larta të cilësisë, pavarësisht nëse porosia juaj vjen nga Shqipëria apo Europa.

Koha e Prodhimit

  • Produkte standarde: 2–3 ditë pune.
  • Produkte të personalizuara: 2–4 ditë pune.
  • Projekte të mëdha komerciale: sipas marrëveshjes.

Çdo produkt prodhohet me porosi dhe kontrollohet përpara dërgesës.


TRANSPORTI

Shqipëri

  • Dërgesë në të gjitha qytetet.
  • Koha e transportit: 1–2 ditë pune.

Kosovë

  • Vetëm në Prishtinë me autobuz linje.

Europë

  • Dërgesa në shumicën e qyteteve europiane.
  • Koha e transportit: 3–7 ditë pune.
  • Transporti realizohet përmes partnerëve tanë logjistikë.

Klienti njoftohet për statusin e porosisë sapo produkti të jetë nisur.


PAKETIMI

Të gjitha produktet paketohen me kujdes për të garantuar mbërritjen e tyre në gjendje perfekte.

  • Qese me flluska per mbrojtje ekstra.
  • Karton i trashe per absorbim të goditjeve.
  • Paketim të përforcuar për transport ndërkombëtar.

KTHIMET

Produktet standarde mund të kthehen brenda 14 ditëve nga marrja e porosisë, me kusht që të jenë të papërdorura dhe në paketimin origjinal.

Produktet e personalizuara (foto personale, tekste, dizajne me porosi etj.) nuk mund të kthehen, përveç rasteve kur:

  • Kanë defekte prodhimi.
  • Janë dëmtuar gjatë transportit.
  • Janë dërguar gabimisht.

Produkte të Dëmtuara

Nëse produkti juaj mbërrin i dëmtuar, ju lutemi të na kontaktoni brenda 48 orëve nga marrja e porosisë dhe të na dërgoni foto të produktit dhe paketimit.

Ekipi ynë do të shqyrtojë rastin dhe do të ofrojë zëvendësim ose rimbursim.